Rivaliteti i përjetshëm i prodhuesve gjermanë të veturave u ka lejuar atyre të ngrihen mbi rivalët e tjerë. Tani dikush dëshiron të dalë më tej.

Audi E-Tron GT ka marrë rolin e veturës kryesore të kompanisë së saj.


7a17c6d5 8724 4621 a6ba 4b08836f5118

Teknologjia në këtë veturë është e jashtëzakonshme, transmeton Telegrafi.

Audi E-Tron GT ka një sistem autonom mjaft të përparuar të drejtimit.

97c9d2ca 7fc4 46e0 8b8a 47d1f257da10

Audi E-tron GT vjen me dy motorë elektrikë që prodhojnë 590 kuaj fuqi të kombinuar.

Audi  E-Tron GT shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra e arrin për vetëm 3.5 sekonda. Dhe përshkruan një distancë prej 400 kilometrash me një ngarkim të vetëm, falë sistemit të karikimit 800 volt që rimbush 80 për qind brenda 20 minutave.

Çmimi i kësaj makine pritet të jetë rreth 85 mijë dollarë. /Telegrafi/ 

ef46508e 7d6b 4d1c 99eb 1e472f8c1b1f