Yjet e Real Madridit kanë përjetuar një gëzim të madh nga sponsori sponsor i klubit, marka e njohur e veturave Audi, që ua ka dhuruar atyre nga një makinë të re.

Cristiano Ronaldo ka thyer rekordin e tij për gola në Ligën e Kampionëve gjatë fitores së thellë 6-0 ndaj Apoelit të martën mbrëma dhe ishte ai që zgjodhi të merrte motorin më të fuqishëm që Audi mund t’i ofronte lojtarëve.


real 6

32-vjeçari portugez ka zgjedhur modelin Audi RS7, i cili ka mbi 600 kuaj-fuqi dhe çmimi i tij real në treg është pak më shumë se 150 mijë funte apo rreth 200 mijë euro.

real 1 1

Menaxheri i klubit Zinedine Zidane zgjodhi për modelin tjetër të shpejt të Audisë, tipin RS6, të ngjashëm për nga fuqia e motorin me Ronaldon.

Kapiteni i skuadrës, Sergio Ramos zgjodhi modelin më të shtrenjtë të dhuratave. Modeli Audi R8 Spyder, i cili kushton mbi 200 mijë euro u bë i spanjollit.

real 2

Dy nga yjet e tjerë të Realit, Gareth Bale dhe Isco, shkuan për diçka pak më të ndjeshme dhe komode.

Audi Q7 Sport tipi xhip - me më shumë vend dhe komoditet për yllin nga Uellsi, veturë kjo që ka vetëm 272 kuaj-fuqi dhe kushton pak më shumë se 70 mijë funte.

real 3

Megjithatë, disa nuk ishin aq me fat. Mesfushori qendror Dani Ceballos dhe kroati Mateo Kovacic morën motorin më të lirë, duke përfunduar në modelin bazë të Q7 Sport.

Lojtarët e Mbretërve nuk u kthyen në shtëpi pa bërë një garë të vogël duke përdorur imituesin e Formula E të Audisë.

real 5

Dani Carvajal doli si fitues, me Ramosin dhe Marco Asensio që përfunduan në vendin e dytë dhe të tretë. /Telegrafi/

real 4

telegrafi sport app