LAJMI I FUNDIT:

Aubameyang: El Clasico është ndeshja më e madhe në botë

Aubameyang: El Clasico është ndeshja më e madhe në botë

Ylli i Barcelonës, Pierre-Emerick Aubameyang nuk e ka fshehur faktin se mezi pret ndeshjen e sotme (e diel) kundër Real Madridit.

Sulmuesi ka luajtur tashmë gjashtë herë kundër Los Blancos, por çdo herë në Ligën e Kampionëve dhe me fanellën e Borussia Dortmund.

Tani ai do ta bëjë këtë për herë të parë në La Liga me fanellën e Barcelonës në një El Clasico dhe mezi pret të luajë.


“Më pëlqen të luaj kundër Real Madridit. El Clasico është ndeshja më e madhe në botë, sepse të gjithë flasin për atë lojë”, ka thënë fillimisht Aubameyang për BarcaTV.

Xavi para El Clasicos: Ndeshje e veçantë dhe e vështirë, por i duam tri pikët
Lexo po ashtu Xavi para El Clasicos: Ndeshje e veçantë dhe e vështirë, por i duam tri pikët

Ai gjithashtu pranoi se Barcelona po luan mirë për momentin nën drejtimin e legjendës së klubit Xavi Hernandez.

“Ne jemi në formë të mirë tani, duhet të vazhdojmë dhe të kemi besim te vetja”.

Auba foli gjithashtu për golin e tij të parë për klubin, i cili erdhi kundër Valencias në La Liga.

“Ishte një pasim i mrekullueshëm nga Jordi Alba. Kam marrë kohën time; prekja ime e parë ishte e mirë dhe godita në portë – ishte një gol i mrekullueshëm”.

Mungesa e Benzemas, Xavi dhe Barcelona e tij si dhe El Clasico - Ancelotti flet për të gjitha
Lexo po ashtu Mungesa e Benzemas, Xavi dhe Barcelona e tij si dhe El Clasico - Ancelotti flet për të gjitha

Sulmuesi nga Gaboni gjithashtu theksoi se Pedri është njëri nga lojtarët që i ka bërë më shumë përshtypje që kur erdhi në klub.

“Befasi është të shohësh Pedrin duke luajtur. Ai nuk e humb topin dhe bën gjëra magjike me këmbët e tij. Ai luan kaq lehtë. Ai e bën të duket kaq e lehtë”, përfundoi sulmuesi i Barcelonës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Real Madrid dhe Arda Guler, një marrëdhënie e ndërlikuar

Real Madrid dhe Arda Guler, një marrëdhënie e ndërlikuar

La Liga
Kalo në kategori