Një dron për Armir Shahinin - Mirin erdhi gjatë ditës së sotme (e diel) në Big Brother VIP Albania 5.

Droni pati një mesazh të veçantë që natyrisht u dërgua nga mbështetësit që ka në këtë format.


"Aty ka vetëm një VIP, një fitues", thuhet në të.

Foto: Instagram

Ndërkohë kanë mbetur edhe pak ditë deri në finalen e madhe të Big Brother, që do të jetë më 18 prill.

Finalistja e parë për këtë edicion u shpall Selin Bollati, ndonëse janë edhe tri vende të lira.

Mbetet për t'u parë se kush janë personazhet e tjerë që do t'i bashkohen Selin për në finale.

Në nominim këtë javë duhet theksuar që janë: Edisa, Shëndriti dhe Juela, ku njëri prej tyre largohet të martën. /Telegrafi/