Atmosferë brilante te Italia – Jorginho tallet me Donnarumman dhe Berardin, pasi këta kishin mbetur jashtë dhomës së hotelit

Mesfushori Jorginho nuk mund ta fshihte gëzimin e tij pasi kuptoi se shokët e tij të kombëtares së Italisë, Domenico Berardi dhe Gianluigi Donnarumma ishin mbetur jashtë dhomave të tyre të hotelit, duke u endur korridoreve.
Azzurrët janë kthyer në Romë sot (e shtunë) përpara ndeshjes së tyre të fundit në Grupin A të Euro 2020 kundër Uellsit, e cila zhvillohet të dielën në orën 18:00.
Ekipi i drejtuar nga Roberto Mancini ka fituar dy ndeshjet e para duke e siguruar kualifikimin, ndërsa çelësi i suksesit duket të jetë atmosfera brilante brenda grupit të lojtarëve.
Sulmuesi Berardi dhe portieri Donnarumma mbetën të bllokuar në korridorin e hotelit dhe kjo sjelli shumë argëtim për mesfushorin e Chelseat, Jorginho.
Jorginho vendosi t'i filmonte të dy dhe qeshte sikurse një ‘maniak’, duke pyetur kinse me një shqetësim të vogël se "çfarë ndodhi, gjithçka në rregull?".
Berardi ishte tashmë viktimë e një tjetër shakaje të Jorginhos një ditë më parë, me mesfushorin që si duket është argëtuesi kryesor te ekipi i Italisë. /Telegrafi/ Luani dhe fitoni shpërblime këtu >Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 > --






















































