LAJMI I FUNDIT:

Atletico Madridi fiton thellë ndaj Sparta Pragës – Krasniqi dhe Rrahmani e nisën nga fillimi

Atletico Madridi fiton thellë ndaj Sparta Pragës – Krasniqi dhe Rrahmani e nisën nga fillimi

Atletico Madridi ka shënuar fitore të thellë me rezultat 6-0 në udhëtim ndaj Sparta Pragës në kuadër të raundit të pestë në Ligën e Kampionëve.

Nga minuta e parë për vendasit në këtë takim u aktivizuan dyshja kosovare Ermal Krasniqi dhe Albion Rrahmani të cilët u paraqitën për 60 minuta.

Fanellën e titullarit e pati gjithashtu edhe mesfushori Qazim Laçi, i cili për dallim nga ata dy luajti për 79 minuta.


Të besuarit e Diego Simeones arritën që ta mbyllin pjesën e parë me një avantazh prej dy golave.

Julian Alvarez (15’) shënoi për t’i dhënë atyre epërsinë prej 1-0, teksa atë e dyfishoi Marcos Llorente (43’) i cili realizoi për 2-0.

Kjo nuk ishte e tëra nga klubi spanjoll, pasi ata realizuan edhe dy herë të tjera në pjesën e dytë për të marrë një fitore tejet të rëndësishme.

Në skenë doli sërish Julian Alvarez (59’) i cili shënoi për rezultatin 3-0, teksa rrjetën e gjeti edhe Antoine Griezmann (70’) që shënoi për 4-0, ndërsa për epilogun përfundimtar të takimit u kujdes Angel Correa i cili shënoi dy gola (85′ dhe 89′) për 6-0.

Pas raundit të pestë, Atletico Madridi momentalisht e gjen veten në pozitën e dhjetë me nëntë pikë, teksa Sparta Praga renditet e 28-ta, me vetëm katër pikë të grumbulluara./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Boks
Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Boks
Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

La Liga
Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld

Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld

Boks
Avokati thotë se do të dorëzohet në polici ditëve në vijim - Berat Nimani mohon përfshirjen në sulm

Avokati thotë se do të dorëzohet në polici ditëve në vijim - Berat Nimani mohon përfshirjen në sulm

Boks
Arne Slot emëron tre lojtarë që nuk do të përfitojnë nga periudha e pushimit

Arne Slot emëron tre lojtarë që nuk do të përfitojnë nga periudha e pushimit

Premier League
Kalo në kategori