Atletico Madridi dhe Liverpooli kanë hedhur në fushë tërë arsenalin e tyre, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

Pjesa e parë solli një ndeshje të jashtëzakonshme, ku u shënuan katër gola.


Goli i parë erdhi në minutën e 8-të të takimit, ku James Milner i devijon rrugën një topi të goditur nga Mohamed Salah për 0-1.

Vetëm pesë minuta më pas Naby Keita shënoi një super gol për 0-2.

https://twitter.com/ronaldmorgan_/status/1450541647243120641

Por Atletico Madridi nuk u dorëzua dhe me Antoine Greizmann u kthye në lojë.

Ishte minuta e 21-të kur një goditjeje të Koke, francezi e drejton drejt rrjetës për 1-2.

Në minutën e 34-të u baraspeshua ndeshja, ku pasimit të Joao Felix iu përgjigj bukur Greizamnn që shënoi për 2-2.

Një super ndeshje kjo e pjesës së parë, ku edhe dyta mund ta na sjell edhe gola të tjera. /Telegrafi/

telegrafi sport app