LAJMI I FUNDIT:

Atletico Madrid interesohet për Fabregasin

Atletico Madrid interesohet për Fabregasin

Atletico Madrid ka hyrë në garën për mesfushorin e Chelseat, Cesc Fabregas.

Mesfushori, i cili i përfundon kontrata gjatë muajit qershor të vitit të ardhshëm, është në kontakt me Milanin pasi Chelsea refuzon t’i ofrojë atij një marrëveshje afatgjate.

Bosi i “The Blues”, Maurizio Sarri ka deklaruar publikisht se dëshiron që londinezët të ndryshojnë politikën e transferimit të tyre në mënyrë që të sigurojë shërbimet e 31-vjeçarit.


Megjithatë, Cesc raportohet se gjithashtu është në bisedime me Atletico Madridin, e cila ka probleme të mëdha në mesfushë gjatë këtij sezoni.

Calcio Mercato shkruan se trajneri Diego Simeone është tifoz i madh i ish-yllit të Barcelonës.

Kujtojmë se reprezentuesi spanjoll edhe më parë ka luajtur në La Liga duke veshur fanellën e Barcelonës.

Ndryshe, Fabregas deri më tani ka pasur 135 paraqitje për Chelsean dhe ka shënuar 15 gola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Videoja e Lionel Messit duke 'folur anglisht' ka lënë fansat të habitur

Videoja e Lionel Messit duke 'folur anglisht' ka lënë fansat të habitur

Ligat tjera
Përfaqësuesit e Arda Guler e paralajmërojnë Ancelottin

Përfaqësuesit e Arda Guler e paralajmërojnë Ancelottin

La Liga
Trajneri i Rumanisë shpreson që të mos ketë incidente në

Trajneri i Rumanisë shpreson që të mos ketë incidente në "Fadil Vokrri"

Përfaqësuesja e Kosovës

"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar

La Liga
Cristiano Ronaldo nuk i ka pesë Topa të Artë

Cristiano Ronaldo nuk i ka pesë Topa të Artë

Ndërkombëtare
Duplantis mahniti përsëri botën, ai është më i shpejtë në 100 metra sprint sesa rekordmeni botëror nga Norvegjia

Duplantis mahniti përsëri botën, ai është më i shpejtë në 100 metra sprint sesa rekordmeni botëror nga Norvegjia

Sport
Kalo në kategori