Atletico Madridi ka kaluar në epërsi kundër Chelseat në ndeshjen që po zhvillohet në Stamford Bridge.

Pas një harkimi nga këndi, Fernando Torres kërceu për të asistuar te Saul Niguez, i cili e futi topin në rrjetë (56').


https://www.dailymotion.com/video/x6b4d5r

Los Rojiblancos duhej ta fitonin me çdo kusht këtë ndeshje dhe të prisnin gabimin e Romës, mirëpo Giallorossët nuk e kanë në plan të lëshojnë pe.

Skuadra italiane është duke avancuar me rezultat 1-0 kundër Qarabag FK.

Diego Perotti e ka shënuar golin e Romës që po luan si mysafir (53'). /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6b4cvr