LAJMI I FUNDIT:

Atje ku më së paku pritej – Mourinho merr ofertë për të drejtuar gjigantin turk

Atje ku më së paku pritej – Mourinho merr ofertë për të drejtuar gjigantin turk

Ish-trajneri i Romës, Jose Mourinho, raportohet se ka një ofertë të re mbi tavolinë dhe klubi që mendohet se dëshiron ta punësojë atë për sezonin e ardhshëm është Fenerbahce.

‘The Special One’ ka pushuar për pak kohë që prej shkarkimit nga Roma në mes të janarit, klub i cili e solli Daniele De Rossin për të zëvendësuar teknikun portugez.

Mourinho raportohet se është i etur që të rikthehet përsëri të drejtojë një klub, dhe dëshiron që të sigurohet se do të përzgjedhë opsionin e duhur për hapin e tij të ardhshëm në karrierë.


Sipas gazetarit turk Yagiz Sabuncuoglu, ish-presidenti i Fenerbahces, Aziz Yildirim, e ka vendosur Mourinhon në krye të listës së dëshirave dhe ka filluar kontaktet me të.

Jose Mourinho tregon se për Romën ka refuzuar vendin e tij
Lexo po ashtu Jose Mourinho tregon se për Romën ka refuzuar vendin e tij

Yildirim është në mesin e kandidatëve potencial për t’u bërë presidenti i ri i Fenerbahces, teksa paraprakisht e kishte udhëhequr klubin nga 1998 deri në 2018.

Mbetet të shihet nëse Yildirim do ta marrë këtë post, por nëse Mourinho pajtohet që të nis një aventurë të re ne Turqi do të rriten edhe mundësitë e tij që të bëhet president i klubit.

Përveç Fenerbahces si opsione të tjera për Mourinhon më herët ishin përmendur Chelsea dhe Manchester United./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Ligat tjera
Flick ka në mendje tre alternativa për ta zëvendësuar Casadon që mbetet jashtë për pjesën e mbetur të sezonit

Flick ka në mendje tre alternativa për ta zëvendësuar Casadon që mbetet jashtë për pjesën e mbetur të sezonit

La Liga

"Isha afër vdekjes, nuk mbaj mend asgjë" - ylli i Ligës Premier poston foton e parë pas përplasjes së tmerrshme me makinë

Premier League
Departamentit të skautizimit të Real Madridit i jepet një “mision i pamundur” që ka të bëjë me Luka Modricin

Departamentit të skautizimit të Real Madridit i jepet një “mision i pamundur” që ka të bëjë me Luka Modricin

La Liga
Eddie Howe, legjenda e Bournemouth që bëri histori me Newcastle

Eddie Howe, legjenda e Bournemouth që bëri histori me Newcastle

Premier League
Lewandowski bëhet lojtari i parë i Barcelonës që nga Messi që arrin një rekord të jashtëzakonshëm golash

Lewandowski bëhet lojtari i parë i Barcelonës që nga Messi që arrin një rekord të jashtëzakonshëm golash

La Liga
Kalo në kategori