Atalanta ka shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj Juventusit, për ta prerë biletën për në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Vendasit regjistruan fitore 3-0 pavarësisht që “Zonja e Vjetër” ishte larg më dominuese edhe më krijuese.


Juventusi e nisi fuqishëm për të rrezikuar me Francisco Cocecaion dhe Manuel Locatellin, që dështuan t’i finalizojnë rastet.

Ishte Bremer që preku topin me dorë brenda zonës, kësisoj gjyqtari akordoi penallti. Nga pika e bardhë Gianluca Scamacca ishte i pagabueshëm për ta zhbllokuar rezultatin (27’).

Mysafirët sërish ishin afër të barazonin përmes Weston McKennie, por goditja e amerikanit doli të jetë afër shtyllës së djathtë.

Derisa Juventusi po sulmonte, Atalanta krijoi një kundëraksion fantastik, me Kamaldeen Sulemana që shënoi nga afërsia për ta dyfishuar epërsinë (77’).

Ndërsa, fitoren e thellë të Atalantas e vulosi Mario Pasalic me një goditje të saktë nga distanca (85’).

Vlen të ceket se sulmuesi Edon Zhegrova u inkuadrua vonë, pra në minutën e 80-të.

Atalanta kësisoj avancon në gjysmëfinale, ku do të përballet me fituesin e çerekfinales Bologna – Lazio./Telegrafi

telegrafi sport app