Ata mund të vërehen gati në çdo shkollë dhe lagje: Njihuni me qytetin e vogël në Bosnjë dhe Hercegovinë ku jetojnë rreth 150 binjakë (Foto)

Reputacioni i qytetit modest në Bosnjë dhe Hercegovinë, Buzhim, me një popullsi prej 20 mijë banorësh, tejkalon kufijtë e vendit pasi gati në çdo shkollë dhe lagje mund të shihen vëllezër e motra binjakë.
Në këtë qytet të vogël, ku edhe gjatë luftës së Bosnjës mes viteve 1992 dhe 1995 kanë lindur 21 foshnja binjake, sot gjenden mbi 150 binjakë.
Nexhip Vuçelj, i cili gjatë viteve të luftës kishte foshnja binjake, rastësisht ka vërejtur karakterin e jashtëzakonshëm të këtij vendi pasi ka kërkuar të huazojë karrocë fëmijësh.

Numri i foshnjave binjake në Buzhim ka shënuar rritje edhe në vitet pas luftës.
Buzhim tanimë në popull njihet si “qyteti i binjakëve”, ndërsa gati në çdo shkollë mund të hasen vëllezër e motra binjakë.
Ndërkaq, fakti që edhe disa persona që me origjinë nuk janë nga Buzhimi, por janë martuar me femrat e këtij qyteti dhe kanë pasur foshnja binjakë ka nxitur thashetheme se “Mrekullia qëndron te gratë e Buzhimit”. Disa të tjerë këtë dukuri e lidhin me ajrin dhe ujin e Buzhimit.
Legjenda e “Grave të Buzhimit”
Fenomeni ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje shekncore, ndërsa besohet se gratë e Buzhimit kanë një karakteristikë gjenetike të veçantë.
Nexhip Vuçelj për Anadolu Agency (AA) foli për zbulimin e tij që reputacionin e qytetit e çoi jashtë kufijve të vendit.
“Dëshiroja t’i nxjerrë jashtë fëmijët e mi për t’i shëtitur. Nga një shok i imi që ka binjakë kërkova karrocë fëmijësh. Ai më tha se karrocën ia ka dhënë një shoku tjetër. Ndërsa kur shkova te ky shoku i atij që ka binjakë, edhe ai ma dha të njëjtën përgjigje. Kur shkova te i treti person dhe mora përgjigjen e njëjtë, vërejta se në Buzhim ka shumë binjakë, e pastaj fillova të hetoj këtë çështje”, tha Vuçelj, duke shtuar se binjakët e tij kanë lindur në vitin 1994, në kohën kur vazhdonte lufta në vend.
Si rezultat i hulumtimeve të bëra, ai thekson se ka vënë në pah se gjatë luftës në Buzhim kanë lindur 21 foshnja binjake, ndërsa theksoi se sot në qytet gjenden mbi 150 binjakë.
“Ata që dëshirojnë të kenë binjakë duhet të martohen nga Buzhimi”
Vuçelj më tej tregon se në Facebook ka krijuar një faqe me emrin “Buzhimi, qytet i binjakëve” dhe i bashkon binjakët e këtij qyteti.
Ai thotë se ashtu sikurse vetë, edhe një shok i tij ka ardhur në Buzhim nga një vend tjetër dhe pasi është martuar me një grua nga Buzhimi, ka pasur binjakë.
“Kjo me të vërtetë është shumë interesante dhe pazakontë. Njerëzit ndonjëherë thonë se kjo gjendje është për shkak të ajrit dhe ujit të Buzhimit. Rezultati të cilën unë e kam arritur është se janë gratë e Buzhimit. Ata që dëshirojnë të kenë binjakë duhet të martohen nga Buzhimi”, tha Vuçelj.
Vuçelj pohon se Buzhimi është qyteti që ka më së shumti binjakë në raport me popullsinë e qytetit.
Ai gjithashtu tha se vazhdojnë punimet e tij që Buzhimi edhe zyrtarisht të pranohet si “qyteti i binjakëve” dhe potencoi se pret mbështetje nga komuna në këtë drejtim, ndërsa potencoi se në vazhdim janë edhe punimet për një “shoqatë binjakësh”.
“Në lagjen tonë jetojnë 10 binjakë”
Edhe Kemal Dizdareviç, babai i vëllezërve binjakë katër vjeçar, Haris dhe Amir, theksoi se Buzhimi tanimë është vend i njohur me binjakë, duke shtuar se edhe në familjet e tij dhe bashkëshortes së tij ka binjakë.
Ai tërhoqi vëmendjen se vetëm në lagjen ku jeton ai gjenden dhjetë binjakë.
Ndërkaq, 14 vjeçari Davud Çatiç, i cili ka një motër binjake me emrin Sara, tha se edhe gjyshja dhe fqinjët e tyre kanë vëllezër ose motra binjakë.
Ai thotë se pëlqen të kalojë kohë me motrën binjake.
“Pothuajse gjithçka bëjmë së bashku. Në shkollë jemi në të njëjtën klasë. Së bashku shkojmë në Tekuando, folklor dhe mësojmë Kur’anin”, tha Çatiç.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Politikani zviceran bleu një pistoletë uji rozë në internet, dënohet me 6,500 franga

Gabimisht ua lëshon nxënësve videon e saj duke bërë seks (Video)

Trudeau largohet nga Parlamenti "me gjuhën jashtë dhe një karrige në dorë" – bien në sy komentet në mediat sociale

Thyen rekordin botëror Guiness, mposht ‘Super Mario Bros’ me një kohë rekord prej 4 minuta e 54 sekonda

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët