LAJMI I FUNDIT:

Asnjë i prekur deri më tani nga coronavirusi në Shqipëri

Asnjë i prekur deri më tani nga coronavirusi në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një deklaratë për mediat kërkoi përforcimin aktiv të survejancës si dhe masat për gjurmimin e rasteve pas përhapjes së coronavirusit.

Megjithatë ministrja, tha se Shqipëria është një vend me rrezikshmëri të ulët sa i përket prekjes nga virusi, por pavarësisht kësaj do ketë plan masash, ndërsa theksoi se deri më tani nuk ka asnjë rast në vend.


“Do të rrisim brenda nivelit të planit të veprimit, përforcimin aktiv të survejancës. Do të përforcojmë masat gjurmuese për këto raste. Po ashtu do të vijojmë të kemi një zhvillim të koordinuar të masave të ISHP, Inspektoratit Shëndetësor, Spitalin Infektiv, në koordinim dhe bazuar në planet dhe udhëzimet e OBSH dhe në zbatim të rregullores ndërkombëtarë të shëndetit. Shqipëria ka survejancë të infeksioneve. Kemi një sistem që funksionon më së miri. Kemi një laborator të mirë, me stafe të trajnuara për inteligjencën epidemike. Kemi të gjitha masat që do të ndërmarrin në raport me shkallën e rrezikshmëri.

Bazuar në rekomandimet e OBSH është i nevojshëm që të gjithë strukturat të përçojnë masat mbi hetimin, gjurmimin në kohë të kontakteve dhe menaxhimin e tyre. OBSH dhe të dhënat që paraqet, ka treguar se kufizimi i njerëzve dhe mallrave mund të jetë më efektiv. Ndaj do të rrisim dhe këshillimin e udhëtarëve që udhëtojnë drejt Kinës, si një masë parandaluese. Momentalisht ne jemi një vend me rrezik të ulët ndaj virusit, por s’do të thotë që mos të aktivizojmë shkallët e masave. Jemi në të gjitha pikat kufitare tokësore dhe detare, të cilat do të përforcohen dhe pas vendimit të fundit të OBSH. Nuk ka asnjë rast të virusit në Shqipëri, por do të përforcojmë masat për atë çka po ndodh sot në botë. Përveç Kinës, 18 vende të botës kanë raste të virusit.”, tha Manastirliu./tch/