LAJMI I FUNDIT:

Askush nuk e di çfarë fsheh gropa e madhe e kaltër, miliarderi Branson vendos të shkon deri në fund dhe ta zgjidh misterin më të madh të oqeanit (Video)

Askush nuk e di çfarë fsheh gropa e madhe e kaltër, miliarderi Branson vendos të shkon deri në fund dhe ta zgjidh misterin më të madh të oqeanit (Video)

Miliarderi dhe njëherit themeluesi i aviokompanisë “Virgin”, Richard Branson, do t’i bashkohet ekipit për një mision të ri që ka për qëllim që zgjidh misterin më të madhe që oqeanit, gropën e madhe të kaltër në Belize.

Gropa e madhe e kaltër konsiderohet si më e madhja në Oqean, për faktin se është 300 metra e gjerë dhe 125 metra e thellë, transmeton Telegrafi.

Ajo është zbuluar në vitin 1971, kur hulumtuesi Zhak Kusto zbuloi gropën e kaltër në hartë dhe e mati thellësinë e saj. Kusto e kishte shpallur këtë vend një nga pesë vendet më të mira në botë për zhytje.


Zhytësi entuziast dhe ata profesionistë e vizitojnë këtë zonë për të hulumtuar ujin e pastër (kristaltë), llojet e ndryshme të peshqve tropikal dhe jetën nënujore.

Megjithatë, pas afro gjysmë shekulli, ajo është bërë destinacioni i preferuar për zhytësit, edhe pse konsiderohet si vdekjeprurëse dhe e pa hulumtuar në tërësi nga zhytësit pa përvojë.

Nipi i Kustos, Fabian Kortu do t’i bashkohet Bransonit në ekspeditë dhe hulumtimin e gropës duke përdorur kështu një nëndetëse të veçantë të quajtur “Akvatika Stingray 500”, me qëllim që të mund të përcaktojnë saktësisht se çfarë fshihet në fundin e saj.

Besohet se gropa e kaltër dikur ishte shpellë, kurse ekspedita e re duhet të ofrojë përgjigje konkrete në pyetjet se çfarë gjendet në fund të kësaj grope misterioze. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=g1SwUmo26Vs