LAJMI I FUNDIT:

ASK publikon llogaritë qeveritare të Kosovës për tremujorin e katërt të 2022-së

ASK publikon llogaritë qeveritare të Kosovës për tremujorin e katërt të 2022-së
Foto: Arkiv

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Llogaritë Qeveritare të Kosovës” në bazë tremujore (TM4 2021). Ky publikim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe.

Gjithsej të hyrat e Qeverisë në TM4 2021 ishin 627.1 milionë euro, ku krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020 (TM4 2020), që ishin 703.2 milionë euro, ka rënie të të hyrave.

Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 69.8% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.


Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në TM4 2021 ishin 822.6 milionë euro, që është një rritje e shpenzimeve, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM4 2020), që ishin 817.1 milionë euro.

Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kontributet sociale dhe përfitimet me 23.8%; kompensimi i punëtorëve me 19.6%; formimi i kapitalit bruto me 15.9%; konsumi i ndërmjetëm me 15.2%. Ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kalo në kategori