Shkalla e papunësisë në tremujorin e katërt të vitit të kaluar ka arritur në 11.8 për qind dhe se dy të tretat e popullsisë në Kosovë janë në moshë pune.
Kështu thuhet në raportin “Rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore, tremujori i katërt 2022“, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), duke shtuar se mbi 38 mijë të papunë ishin më pak se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
“Popullsi aktive ishin 29,508 persona më pak se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak, derisa joaktivë ishin 27,010 më pak. Persona të punësuar ishin 8,789 më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, thekson ASK-ja, shkruan Telegrafi.
Agjencia thotë se shkalla e punësimit ishte 2.3 për qind më e lartë se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
“Përqindja e meshkujve të punësuar ishte 4.1 për qind më e lartë sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Kurse, përqindja e femrave të punësuara ishte 0.3 për qind më e lartë sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, shton raporti.
“Shkalla e papunësisë ishte më e ulët për 7.2 për qind sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Kurse te të rinjtë (15-24 vjeç), shkalla e papunësisë ishte më e ulët për 15.6 për qind sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, vijon Agjencia e Statistikave.
Raporti pohon se femrat kishin shkallën më të theksuar të joaktivitetit.
“Shkalla e jo-aktivitetit vazhdon të mbetet mjaftë e lartë me 61.5 për qind, duke u rritur me 0.6 për qind krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak. Shkalla e joaktivitetit te femrat ishte shumë e theksuar prej 78.8 për qind, krahasuar me meshkujt me 44.2 për qind”, thekson raporti.
ASK-ja tregon se tregtia, ndërtimtaria dhe arsimi prijnë me punësim.
“Sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë tregtia me 18.7 për qind, ndërtimtaria me 12.1 për qind, arsimi me 10.3 për qind, administrata publike dhe mbrojtja me 9.2 për qind dhe prodhimi me 8.2 për qind”, tregon ASK-ja.
Në fund, raporti tregon se femrat kryesisht ishin të punësuara në sektorët e arsimit, derisa meshkujt në atë të tregtisë dhe ndërtimtarisë.
“Femrat ishin të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor me 55.2 për qind të tyre. Ndërsa, meshkujt ishin kryesisht të punësuar në sektorët e tregtisë, ndërtimtarisë, administratës publike dhe mbrojtjes, prodhimit, si dhe në sektorët e aktivitetit për akomodim dhe shërbim me ushqim me 62.6 për qind”, përfundon raporti. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Si teoria e relativitetit e Ajnshtajnit mund te sjell revolucion në punë?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/763215_poster-e1738858641459-780x439.jpg)
Si teoria e relativitetit e Ajnshtajnit mund te sjell revolucion në punë?
![Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/f1309527-e577-4288-a563-50c1d2040ec2-780x439.jpg)
Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re
![Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/464408704_1096434705819531_7403589985668742867_n-1-1-1-780x439.jpg)
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
![Rritja e çmimeve, Kosova bëhet pjesë e bojkotit të supermarketeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-bojkoton-780x439-1.jpg)
Rritja e çmimeve, Kosova bëhet pjesë e bojkotit të supermarketeve
![Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/54b2311b-022b-4cdc-870c-c60023986cf7-780x439.jpg)
Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!
Australia, vendi me cigaret më të shtrenjta në botë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi