Ashley Roberts ka mahnitur ndjekësit këtë të enjte, teksa ka ndarë në Instagram një seri fotosh nga pushimet e saj në Turqi, ku shfaqet me bikini dhe veshje verore që nxjerrin në pah linjat e saj perfekte.

Këngëtarja e njohur e The Pussycat Dolls, 43 vjeçe, pozoi me një bikini rozë të çelët, të kombinuar me shall dhe syze dielli, ndërsa në një tjetër set fotosh u shfaq me një bikini të bardhë elegant dhe një fund të tejdukshëm.


Për aksesorë kishte zgjedhur një varëse me perla, një varëse ari dhe një byzylyk argjendi me simbolin e një breshke, shkruan DailyMail.

Ashley tregoi gjithashtu se si mban trupin në formë, duke ndarë poza nga joga dhe momente relaksi me ditarin e mirënjohjes përpara saj.

Në një foto tjetër shihej duke praktikuar “Urdhva Hastasana” përballë detit, ndërsa në një tjetër shijonte sportin e paddle-board në ujërat e qeta.

Mbrëmjeve, ajo zgjodhi veshje elegante: një fund të gjatë në ngjyrë kafe të hapur me crop top të kombinuar, një fustan të verdhë me bel të theksuar e të çarë anash, dhe gjithmonë duke ruajtur një stil natyral me flokët e valëzuar nga deti.

Krahas fotove, ajo shkroi: “Një copëz parajse”.

Përveç pamjes perfekte, Ashley së fundmi ka folur edhe për periudhat e vështira që ka kaluar gjatë kohës në industrinë e muzikës.

Në një intervistë për podcast-in The Life of Bryony të Daily Mail, ajo rrëfeu se kishte qenë pranë një kolapsi mendor për shkak të ritmit të pamëshirshëm të punës.

Ajo tregoi se në fillim të viteve 2000, gjatë një turneu me grupin, pësoi dhimbje ekstreme koke dhe probleme shëndetësore që e çuan deri në spital, ku mjekët dyshuan fillimisht për aneurizëm.

“Trupi im po më fikej krejtësisht”, tha ajo, duke kujtuar momentin kur kuptoi se duhej të ndalej.

Ashley pranoi se në atë kohë në industrinë e muzikës nuk flitej për shëndetin mendor dhe çdo anëtar i grupeve shihej si i zëvendësueshëm.

“Na ishte ngulitur ideja se shfaqja duhej të vazhdonte, edhe nëse ishim të sëmurë apo të lënduar”, tha ajo.

Sot, përmes librit të saj të ri, ajo ndan përvojat dhe mësimet e nxjerra nga ato vite të vështira, duke i kthyer në teknika praktike për përmirësimin e shëndetit mendor dhe fizik. /Telegrafi/