LAJMI I FUNDIT:

ASHAM-i punon në hulumtime në lidhje me virusin Kovid-19

ASHAM-i punon në hulumtime në lidhje me virusin Kovid-19

Hulumtimet bio-mjekësore me theks në sekuencat e gjenomit të një grupi të selektuar të virusit, të izoluar nga pacientë të ndryshëm për shkak të përcaktimit të nënllojeve të ndryshme të pranishëm në popullatën tonë, hulumtime lidhur me përhapjen e virusit Kovid-19 dhe ndikimin e ndërhyrjeve jo-farmaceutike në Maqedoni, janë pjesë e projekteve në të cilat për momentin punon ASHAM-i.

Nga Akademia bënë të ditur se po punojnë edhe në hulumtimet ekonomike, me theks të veçantë të politikave monetare dhe të sigurimit të stabilitetit të sistemit financiar në RMV dhe të politikave fiskale në kohën e pandemisë
globale dhe ndikimet e saj në Maqedoni, si dhe në hulumtimet në lidhje me pasojat gjeopolitike, shoqërore dhe ekonomike nga pandemia nga Kovid-19.


Rezultatet nga hulumtimi, thotë ASHAM-i do të publikohen në mënyrë rrjedhëse, ditore dhe javore, siç do të arrijnë, në ueb faqen e Akademisë në shtypin ditor dhe në portale të tjera me qasje publike, në shtet dhe jashtë tij.

“Kryesia e ASHAM-it, në seancën e 512-të, të mbajtur sot, dërgoi kumtesë deri te publiku për qasjen shkencore dhe analizë për gjendjen në lidhje me pandeminë nga Kovid-19, sipas sigurimin e përgjegjësisë shoqërore në përpjekjet institucionale për menaxhim me këtë pandemi”, bënë të ditur nga Akademia.

Informojnë se do të punojnë edhe në periudhën e ardhshme, në hulumtime në lidhje me pandeminë Kovid-19, me shfrytëzimin e qasjes holistike, duke i integruar shkencat natyrore, teknike, shoqërore dhe humanitare, por edhe
artet.

ASHAM-i, me propozim të Repartit për Shkenca Mjekësore dhe të Repartit për Shkenca Shoqërore, deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kanë dorëzuar propozime me masa konkrete për menaxhim me pasojat nga kriza në shëndetin publik dhe në ekonomi.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori