ASH reagon ndaj videos së Ali Ahmetit: Arushat e mbrojtura të Gruevskit dhe LSDM-së, shtiren si viktima

Aleanca për Shqiptarët përmes një komunikate ka reaguar në lidhje me videon që dje e shpërndau kreu i BDI-së, Ali Ahmeti e ku shihen eksponentë të LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së duke përmendur BDI-në
“Sa herë që BDI si pjesë e pushtetit 20 vjeçar apostrofohet si përgjegjëse për drejtësinë e mohuar të shumë shqiptarëve që dergjen burgjeve të pafajshëm, ku ata edhe gjejnë vdekjen duke pritur drejtësinë, siç ishte rasti i të ndjerit Rexhail Qerimit, BDI mundohet ta bëjë të pafajshmin madje edhe viktimë. BDI, duke mos mundur t’i bëjë ballë kritikave të opinionit publik dhe qytetarëve shqiptarë që me të drejtë dëmtojnë imazhin tanimë të rrënuar, duke kërkuar përgjegjësi kjo parti merret me improvizime dhe video ku kritikohet nga eksponentë të LSDM dhe OBRM-PDUKM e në këtë mënyrë pëpiqet të luajë viktimën dhe lë përshtypje se dikush do ta dëmtojë atë”, thonë nga ASH.
Ata rikujtojnë BDI-në se pikërisht LSDM dhe OBRM-PDUKM e kanë ruajtur këtë subjekt politik si arushën e bardhë duke i kursyer finskionarët, siç thonë nga ASH, të korruptuar të BDI-së nga drejtësia.
“Qytetarët dhe i gjithë opinioni e di mirë se BDI asnjëherë nuk është dëmtuar nga subjektet maqedonase, por është përkëdhelur në vazhdimësi. Ju kujtohet rasti “Pacient” i Bujar Osmanit dhe ai i Magjar Telekomit i Ali Ahmetit!? Lëndë të cilat kurrë nuk u hapën, por u shpallën të vjetërsuara, falë gjykatave të politizuara dhe të ndikuara nga gjykatës dhe prokurorë të afërt me LSDM dhe OBRM-PDUKM. Ajo që ishte më interesante, por edhe qesharake njëkohësisht në videon e publikuar mes eksponentëve që donin ta “dëmtojnë” BDI-në ishte edhe njëri nga partnerët e tyre i koalicionit dhe ish kandidati i LSDM për qytetin e Shkupit, Petre Silegov, për të cilin BDI bashkë me funksionarët e lartë ka bërë fushatë elektorale duke ju kërkuar shqiptarëve dhe votuesve të tyre të BDI që ta votojnë atë si kandidat për qytetin e Shkupit. Çfarë absurdi dhe turpi njëkohësisht”, thuhet në fund të reagimit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mot i vranët dhe me riga shiu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri