LAJMI I FUNDIT:

ASH: Me persona të inkriminuar në vepra penale, nuk mund të sillet ligj i mirë për Prokurorinë

ASH: Me persona të inkriminuar në vepra penale, nuk mund të sillet ligj i mirë për Prokurorinë

Partia opozitare shqiptare Aleanca Shqiptare, përmes një kumtese për media thotë se në debatin për Ligjin për Prokurorinë Publike duhet të marrin pjesë individë të pastër.

Ata thonë se në këtë debat nuk duhet të jenë pjesë një numër i deputetëve të BDI-së, të cilët sipas tyre janë të dyshuar dhe akuzuar, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Është e turpshme që një ligj i kësaj natyre kaq të rëndësishme pritet të votohet pikërisht nga këta persona të inkriminuar drejtpërdrejt në procese gjyqësore për krime nga më të ndryshmet. Aleanca për Shqiptarët vlerëson se ligji i ri për Prokurori Publike nuk është ligj i cili duhet të lejojë lojëra politike dhe manipulime”.


“Vlerësojmë se pjesëmarrja e këtyre personave në sjellje e ligjit dhe diskutimit për të vetëm se njollos qëllim e ligjit, e që duhet të jetë funksionimi i Prokurorisë Publike pa ndikime nga jashtë”, thonë nga ASH./Telegrafi/