Trashëgimia jomatëriale, këngët, vallet edhe traditat, të cilat duhet të ruhen brez pas brezi, përpos që do të regjistrohen në një regjistër kombëtar, disa prej tyre do të garojnë edhe drejt UNESCO-s.
Muzikologu Vasil Tole rrëfen punën e bërë nga nismëtari Skënder Haklaj dhe grupi i studiuesve të tjerë, për dosjen e “Kcimit të Tropojës”.
“Jam shumë i gëzuar që pas një fazë të gjatë heshtje, Ministria e Kulturës më në fund hodhi hapa konkretë, së pari për plotësimin e listës kombëtare me elementë të trashëgimisë, e më pas çuarjen e disa dosjeve për në UNESCO. ‘Kcimi i Tropojës’ është një prej tyre. Ne jemi akoma në hapat e parë, pasi ka disa ndryshime siç është fakti se duhet të provosh që shteti ka inventar serioz për regjistrimin e këtyre elementëve. Në mënyrë të veçantë edhe përgjigjet që kanë të bëjnë me masat që ka marrë shteti për ta transmetuar këtë trashëgimi”, shprehet Tole.
Patriotizmi, krenaria edhe fisnikëria e Alpeve të Veriut, për muzikologun Tole meriton të promovohet dhe bëhet pjesë e UNESCO-s.
“Brenda 31 marsit të vitit 2021, duhet që shteti (Shqipëria në këtë rast) të dorëzoje dosjen, formularin, një film dokumentar deri në 10 minuta ku përshkruan këtë dukuri, dhe pas kësaj do të kalojë në disa faza studimi. Vallja sipas etnokorologëve nënkupton një bashkësi njerëzish që lidhen së bashku, ndërkohë që kërcimi është individual. Secili e përjeton në mënyrë vetjake dhe nuk është i kushtëzuar nga tjetri. Ne do të synojmë që të kapim këto afate, por është një punë shumë e vështirë”, shprehet Tole.
Nga katër dosje që ishin fillimisht pretendentë për në UNESCO, në muajin mars të vitit 2021 Shqipëria ka zgjedhur që të dorëzojë vetëm dy prej tyre, “Kcimin e Tropojës” dhe “Xhubletën”. Ndërsa, edhe pas anëtarësimit nga Serbia të lahutës në UNESCO, pati shumë diskutime nga studiuesit shqiptarë, por mesa duket për dosjen e Eposit të Kreshnikëve as kësaj herë nuk ka asgjë konkrete. /Shqiptarja/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Skënderbeu dhe flamuri kuqezi nën mistikën e numrit “33” - simbolit të masonëve!

Një kartolinë për Dritëro Agollin e shkruar më 1985

Prizreni ruan monedhat ilire

Kompozitori i parë i muzikës së kultivuar shqiptare
Nominohen autorët për konkursin e veprës më të mirë dedikuar Skënderbeut

Neritan Ceka me tezat dhe zbulimet e reja për ilirët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës