Asfaltohen 16 rrugë në fshatin Shipashnicë e Epërme në Kamenicë – vazhdon investimi në infrastrukturë

Komuna e Kamenicës ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet në infrastrukturën rrugore nëpër fshatra, ku së fundmi janë drejt përfundimit punimet për asfaltimin e 16 rrugëve në Shipashnicë të Epërme.
Sipas njoftimit zyrtar, ndër rrugët që tashmë janë asfaltuar përfshihen “Raif Ismajli”, “Pajazit Rama”, “Hasan Jashari”, “Diaspora”, “Liridon Dërmaku”, “5 Shtatori” dhe “Sadri Misini”.
Gjithashtu, përfundimit i janë afruar edhe rrugët “Bejtulla Ramadani”, “Hysen Lutfiu” dhe një degëzim i “Rexhep Baftjarit”.
Ndërkohë, punimet po vazhdojnë në segmente tjera të rrugëve “Hasan Jashari” dhe “Rrustem Jashari”, ndërsa tri rrugë të tjera janë në fazën e tenderimit “Pajazit Rama” (degëzimi 2), “Sadri Misini” (degëzimi 1) dhe “5 Shtatori” (degëzimi 3). /Telegrafi/
















































