Asamblisti në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retkoceri ka thënë se edhe “Kuzhina Qendrore” është në krizë financiare.

Retkoceri thotë se përveç Kuzhinës, gati krejt ndërmarrjet publike në probleme të rënda financiare, transmeton Telegrafi.


"Po, ajo ndërmarrje publike që ushqen me mijëra fëmijë në kopshte. Largon punëtorë nga komuna, sepse Komuna s’ka bërë pagesat. Kështu funksionon reforma e përjetimeve sipas Përparim Ramës: nuk paguan, i çon në faliment, pastaj ankohet që “e sabotojnë”. E keqja është që veç Kuzhinës janë gati krejt ndërmarrjet publike në probleme të rënda financiare", ka shkruar ai.

Mes tjerash, asamblisti ka pohuar se edhe "Trafiku Urban është në krizë, sepse Komuna s’ia ka dhënë asnjë cent që dy muaj".

"Autobusët rrezikojnë të ndalen, mendja e tij thotë: Kush ka nevojë për transport publik në kryeqytet? E pishina e Gërmisë? S’e dimë nëse do të hapet këtë verë. Si duket, edhe ujin do na e mbyllin. Prishtina Parkingu fal inicimit të rregulloreve të jashtligjshme të qeverisjes së Perparimit poashtu është në krizë financiare e ligjore", ka pohuar ai.

Ai ka shkruar "Ky është vizioni i Përparimit për Prishtinën: as ushqim, as transport, as relaks. Vetëm arrogancë, justifikime dhe dorëzim total".

"E po, fajin e ka “Pastrimi”, “trashëgimia”, “koha”, “hëna e plotë”... veç jo ai vetë. Jo Përparim, ti nuk je zgjidhja, ti ske as ndjeshmërin minimale për Prishtinën. Nuk të sabotoi askush. Ti e sabotove vetveten. E mbi të gjitha – e SABOTOVE PRISHTINËN"./Telegrafi/