LAJMI I FUNDIT:

Asamblisti i PDK-së kalon në AAK

Asamblisti i PDK-së kalon në AAK

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se grupit të asamblistëve të AAK-së, nga sot i është bashkuar asamblisti i Kuvendit Komunal në Prizren, Alush Shala.

Haradinaj përmes një postimi të bërë në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se bashkimi i Shalës me asamblistët e AAK-së, po ndodhë për t’i çuar përpara projektet që kontribuojnë në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Prizrenit.

Theksojmë se Alush Shala para aderimit në AAK ishte në Partinë Demokratike të Kosovës./Telegrafi/