LAJMI I FUNDIT:

Asambleisti Zhuniqi: Në Rahovec një komplet me vezë është tenderuar 4 euro, përgjigjet kryetari Latifi

Asambleisti Zhuniqi: Në Rahovec një komplet me vezë është tenderuar 4 euro, përgjigjet kryetari Latifi
Smajl Latifi. Foto: Urim Krasniqi/kallxo.com

Në emisionin e sotëm “Jeta në Komunë” i ftuar është kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Përballë Latifit nga ana e opozitës është vetëm asamblisti nga LVV, Ali Zhuniqi, i cili tha se personat të afërt me AAK-në fitojnë tenderë në Rahovec.


“Për sa i përket gjelbërimit, kryetari tha se 18 deri 25% jo është 30% e drunjëve që janë tha. Për më tepër është prapë i afërt me drejtorin e Urbanizimit personi që e ka fitu tenderin. 30% të drujëve janë tha dhe e njëjta kompani pak para emisionit ka fillu me i zëvendësu disa drunj aty-këtu”, tha Zhuniqi.

Ai theksoi se tenderë në Komunë marrin edhe ish-kandidatët për Asamble Komunale. Sipas tij, një komplet vezësh e kanë tenderuar me 4 euro.

“Sa i përket kontratave, nëse këta thonë që shpërblehen të afërt të AAK-së, ne e kemi një kontratë që është e lidhur me ish-kandidatin për Asamble, I njëjti ka fitu një kontratë për furnizimin me gjëra ushqimore, Sadik Cana, ka fitu projekt me furnizimin e çerdhes së Tulipanës. Një tabëll vezë është tenderuar me 4 euro, merreni  me mend dhe ne e dimë se një tabëll vezë është 2 e 20 deri 2  e 70”, tha Zhuniqi.

Për këtë reagoi kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

“Qe 15 vite e njëjta kompani e merr dhe nuk e di kush e ka marrë. Edhe mandatin e parë e njëjta kompani i ka mbajtur këto furnizimet  për pije dhe ushqim dhe janë kontrata të rregullta vjetore dhe se di për çmimin e vezëve po përdoren për çerdhen në Rahovec, jo për komunë”, tha Latifi.

Sonte në debatin “Jeta në Komunë” përballë Jeta Xharrës, është kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Në këtë debat, Latifi do të ballafaqohet me premtimet e bëra në fushatën e vitit 2017, punët e përfunduara si dhe ato të papërfunduara deri tani, për tri vite të qeverisjes.

Tek pyetjet e ‘zërit të qytetarëve’, Latifi do të arsyetohet për mos funksionalizimin e hemodializës, mungesës së ujit e kanalizimit, me problemet e vreshtarëve të Rahovecit si dhe me problemet e mësimdhënësve të larguar nga puna e po ashtu edhe me muzeun e zbrazët të këtij qyteti.

Përballë Latifit nga ana e opozitës është vetëm asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Zhuniqi. Pjesëmarrës në debat janë edhe asamblisti i AAK-së, Ali Morina dhe nënkryetari i komunës, Fatmir Iska./kallxo.com

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori