Këngëtarja Arta Bajrami do t’i rikthehet skenës muzikore me një projekt të ri, pas një pauze të gjatë, për shkak të lindjes dhe angazhimit të saj në familje, tashmë si nënë e dy fëmijëve.
“Asaj” do të jetë kënga e saj më e re, të cilën këngëtarja do ta sjell në bashkëpunim me reperin MC Kresha. Në një prononcim ekskluziv për Telegrafin, Arta rrëfen detajet e këtij bashkëpunimi shumë interesant, i cili pritet të publikohet brenda pak javëve.
“Kemi përfunduar punën për këngën tonë më të re, e cila mban titullin “Asaj”. Këto ditë jemi duke përfunduar edhe xhirimet e klipit. Kënga është punuar në studion e Don Arbas, ndërsa tekstin e kemi shkruar së bashku të dy, secilin pjesën e tij. Klipi është duke u punuar nga Imagine Films, një pjesë e xhirimeve kanë përfunduar, ndërsa këto ditë vazhdojmë edhe me realizimin e dy-tri skenave tjera”, tha Arta për Telegrafin.

Viteve të fundit, Arta ka prekur shumë rrymat folk dhe baladë në të kënduar, ndërsa për Telegrafin, ajo zbulon se rikthimin e saj të fuqishëm në 2017-tën do ta ketë me R&B, aty ku edhe e nisi karrierën e saj…
“Kënga është e zhanrit hip hop dhe R&B, zhanri më i preferuar aktualisht thuajse në të gjithë botën. E çuditshme se si artiste më është zgjuar dëshira që të rikthehem sërish me R&B, me këtë zhanër në të cilin kam filluar karrierën. Ndërsa tani kam dëshirë ta sprovoj veten sërish në këtë rrymë, pasi ka disa vite që kam kënduar edhe në zhanre tjera, sepse jam e mendimit që një artist i kompletuar di dhe duhet të këndojë në shumë zhanre”, shtoi më tej këngëtarja Bajrami.
E pyetur për bashkëpunimin me MC Kreshën, Arta u shpreh se ka kënaqësi ta ketë atë në këngën e saj më të re, kjo për vet faktin se e cilëson si një prej reperëve më të mirë të momentit.
“Kam zgjedhur të bashkëpunoj me MC Kreshën, sepse definitivsht sipas mendimit tim është një prej reperëve më unikë në tregun tonë muzikor. Mu personalisht më pëlqen shumë, si reper është shumë i kompletuar, përshtatet gjithçka, njashtu në këngën e re ‘Asaj’ ka ditur të përshtatet shumë mirë me rupturën e tij. Është një rap artist i vërtetë”, u shpreh Arta për Telegrafin.

I lumtur për këtë bashkëpunim ka qenë edhe vet MC Kresha. Për Telegrafin, reperi tregoi se ftesën për këtë projekt e ka pranuar me shumë kënaqësi dhe është i lumtur që ka fatin të bashkëpunojë sërish me Artën.
“Ideja për këtë bashkëpunim ka qenë e Arbasit, më kanë kontaktuar sepse jemi miq të mirë mes vete, dhe erdhi pak edhe spontanisht deri të te realizimi i bashkëpunimit, besoj se do të jetë një projekt i suksesshëm, tani të shohim”, u shpreh MC Kresha në një prononcim për Telegrafin.

Kjo nuk është hera e parë që dyshja bëhen bashkë për një bashkëpunim, pasi në vitin 2014 bashkë me Don Arbas, ata sollën këngën “Bombshell”, një hit i padiskutueshëm i asaj kohe. Ndërsa presin që edhe kënga e re të gëzojë pse jo të njëjtin sukses. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"A do të bësh fëmijë me Gjestin?", Xheneta jep një përgjigje të prerë

Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Lady Gaga për problemet e saj me shëndetin mendor: Kam humbur kontaktin me realitetin

Egla Ceno i del në përkrahje Gjestit: Disa e kanë "frikë" dhe i afrohen, disa nuk guxojnë as ta nxjerrin në nominim

Laerti dhe Gjesti puthen në buzë, shkaktojnë të qeshura pa fund tek banorët e tjerë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa