LAJMI I FUNDIT:

Artistja kanadeze e tatuazheve shpjegon pse nuk duhet që ta bëni tatuazh emrin e fëmijës suaj

Artistja kanadeze e tatuazheve shpjegon pse nuk duhet që ta bëni tatuazh emrin e fëmijës suaj

Një artiste tatuazhesh ka shpjeguar pse nuk duhet që ta shkruani emrin e fëmijës suaj në lëkurë dhe arsyen pse nuk mund ta bëni këtë, gjë e cila mund t’ju habisë.

Sabrina Rogers-Anderson, nga Kanadaja, ka bërë jetesën nga vizatimi i tatuazheve të ëndrrave të njerëzve të ndryshëm dhe ajo ka dëgjuar çdo kërkesë që ju mund të mendoni, shkruan Mirror.


Ajo tha se shkrimi i emrit të të dashurit apo të dashurës është një ide e keqe, por shkrimi i emrit të fëmijëve tuaj nuk është gjithashtu diçka mençur – edhe pse jo për të njëjtën arsye, përcjell Telegrafi.

Sabrina tha se ndërsa zemra juaj mund të jetë në vendin e duhur, fëmijët tuaj më shumë se gjasa do të mendojnë se është e turpshme të shohin emrin e tyre në shpinën tuaj ndërsa ata rriten.

Duke folur me ueb-sajtin e prindërve Netmums, ajo tha: “Ka një shans të mirë që fëmijët tuaj të pendohen për vendimin tuaj kur duhet të ecin në plazh me ju dhe shkrimin gjigant të emrit të tyre mbi shpinën tuaj”.

“Bizneset e heqjes së tatuazheve me lazer dhe mbulimit të tatuazheve të emrave po lulëzojnë për një arsye”, kishte shtuar tutje ajo.

Sabrina vazhdoi të shpjegojë se sa popullor është trendi duke përmendur disa nga të famshmit që kanë ndjekur atë rrugë, duke përfshirë Drew Barrymore. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante

"Ata as nuk dinin të luftonin": Përleshje mes tre burrave pas një aksidenti në një autostradë të ngarkuar të Los Anxhelosit

Fun
Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Interesante
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Kalo në kategori