Shumë prej nesh nuk kishte dëgjuar për Steve Bannonin, para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016. Bannon është sot kryestrategu i Shtëpisë së Bardhë dhe që nga zgjedhjet, rëndësia e tij është bërë edhe më e qartë: Bannon është futur kohët e fundit në komitetin Drejtorëve të Këshillit të Sigurimit Kombëtar (NSC). Eshtë një surprizë. Ai ka pak, ndoshta dhe aspak, njohuri të drejtpërdrejtë të sigurisë kombëtare, dhe ai i zëvendëson dy njerëz që me siguri kanë, Shefin e Shtabit dhe drejtorin e inteligjencës kombëtare.
Në kaosin e krijuar pas urdhërave të debatuar të presientit, shumëkush sheh dorën e Bannonit. Dhe tollovia që ka kapur shumëkënd, të kujton një prej dy librave të preferuar të Bannonit, në lidhje me taktikën: ‘Arti i Luftës” i gjeneralit kinez, Sun Tzu. Libri tjetër është “Bhagavad Gita”, që e përdor fushëbetejën si një alegori për jetën.
Bannoni e sheh jetën si luftë. Qoftë kur flitet për kundërshtarë ushtarakë, qoftë politikë, ai ka një magjepsje prej saj. Ish bashkëpunëtorja e tij, Julia Jones, ka thënë për “Daily Beast” se fjalëkalimi që Bannoni përdorte për kompjuterin e tij ishte “Sparta”. Ishte i magjepsur prej fitimtarëve të Luftës së Peloponezit. Sipas Jones, “Steve është një militarist, ai është i dashuruar pas luftës – për të, ajo është pothuaj poezi”. Të njëjtat mendime që kishte edhe Sun Tzu. Parimi i parë i Artit të Luftës është: “Arti i luftës ka rëndësi jetike për shtetin”.
Ja disa prej këshillave të Sun Tzu dhe mënyra si ato gjejnë vend në Artin e Trumpit.
“E gjithë lufta është e bazuar në mashtrim”
Qoftë nëse është manipulim imagjinar i votuesve, qoftë marrja e meritave të pamerituara për vendet e punës të krijuara tashmë më parë, qoftë masakrën imagjinare të “Bouling Green”, administrata Trump beson në të vërtetat “e krijuara”, dhe sheh raportimin normal në media si “lajme të rreme”, në qoftë se ato vënë në dyshim vërtetësinë e “fakteve alternative të administratës”. Ekipi Trump shfazohet krejt, kur dikush i quan sajimet e tyre “gënjeshtra”, sepse ata besojnë në to, si një taktikë.
“Bëj sikur je i dobët, që kundërshtari të bëhet arrogant”
Sun Tzu është fans i madh i mashtrimit të kundërshtarit. Në periudhën e tranzicionit mes zgjedhjeve dhe inaugurimit, ekipi i Trumpit dukej si “banda që nuk qëllon dot në shenjë”. Kundërshtarët morën zemër nga ai që në dukje ishte një lloj çorganizimi, dhe e tallnin. Por me ortekun e veprimeve që ndodhën menjëherë pas inaugurimit, kjo mund të ketë qenë për të hedhur hi syve.
“Kontrolli i një force të madhe është i njëjti parim si kontrolli i pak burrave: është thjeshtë çështje e ndarjes së numrave”
A është koincidencë që emailet e parë të lidershipit të Partisë Demokratike të nxjerra nga Uikiliks ishin faktori që acaroi ndarjen mes mbështetësve të Sandersit dhe Clintonit, një ndarje që mund të ketë mbajtur të parët larg kutive të votimit, duke i dhënë Trumpit fitoren? (Ndoshta s’do e marrim vesh kurrë nëse ishte Rusia apo nejrëzit e Trumpit prapa Uikiliksit).
“Pajisjet ushtarake që shpien tek fitorja, nuk duhen shpërndarë para kohe”
Si kandidat, Trumpi disa herë fajësoi strategjinë e SHBA kundër ISIS, se shpallte haptas qëllimet e veta për t’i goditur në një vend të caktuar. Nuk ka dyshime se ekipi i Trumpit beson në sulmet vjedhurazi, sidomos pas sulmit në Jemen në mes të janarit.
“Nuk ka asnjë rast të një vendi që ka përfituar nga lufta e zgjatur”
Nuk është befasi që administrata e Trumpit dha goditje të beftë e të shpejtë me urdhërat e parë presidencialë. Sun Tzu paralajmëron që të mos e lodhësh ushtrinë tënde, e si pasojë mbron sulmin dhe fitoren e shpejtë.
“Tani, gjenerali është mburoja e shtetit; nëse mburoja do jetë e plotë në gjithë pikat, shteti do jetë i fortë. Nëse mburoja ka defekte, shteti do jetë i dobët”
Ndoshta Bannoni e sheh vetveten – dhe presidenti bie dakord – si mburoja e Amerikës, zemra e fortë e qeverisjes. Një ish anëtar i stafit të Beitbart tha për “Daily Beast” se “Steve është i fiksuar pas testosteronit”.
Ka dhe mënyra se si Shtëpia e Bardhë duket se shkel këshillat e Sun Tzu:
“Pra është vetëm sundimtari i iluminuar dhe gjenerali i mencur që përdorin inteligjencën më të lartë të ushtrisë, për qëllime spiunimi, dhe si pasojë arrijnë rezultate më të mëdha”, transmeton bota.al.
Kjo nuk do të thotë që: “Shkarko oficerët e ushtrisë dhe shërbimit të fshehtë dhe zëvendësoji me një këshilltar politik”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia
SHBA-ja sanksionon Industrinë Serbe të Naftës
Trump lirohet nga të gjitha akuzat në rastin me aktoren e filmave pornografike
Vendndodhjet ikonike të Los Angeles të prekura nga zjarret
Gjenerali ukrainas Sirsky: Në dhjetor, dronët tanë goditën 54 mijë objektiva në Rusi
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025