Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një tjetër video, vetëm pak çaste pasi ishte kryer atentati mbi urën e Fushë Krujës që u mori jetën tre të rinjve, Brilant Martinaj, Besmir Hoxhajt dhe Diklen Vatës.

Në video shihet se i makina tip “Passat” shkrumbohet nga flakët ndërsa brenda saj u dogjën edhe trupa e vrarë të Brilant Martinajt dhe Besmir Hoxhës.


Ndërsa pak metra më tutje ishte i vdekur Diklen Vata.

Postimi i Artan Hoxhës:"Mesazhi i masakres mbi uren e Fushe Krujes… Far west in the west of Albania 17 korrik 2022. Imazhet makaber nga ekzekutimi mafioz i Brilant Martinajt, Besmir Hoxhes dhe Diklen Vates…", ka shkruar Hoxha. /abcnews.al/