Bukuroshja e njohur, Arta Nitaj, vazhdon të jetë aktive dhe e shumë komentuar në rrjetet sociale.

Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme në rrjetet sociale, duke marrë vëmendjen e fansave me paraqitjen e saj atraktive.


Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në imazhet e fundit që bukuroshja me prejardhje nga Peja, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.

arta1 1

Ajo ka publikuar dy video nga palestra në InstaStory, ku duket mjaft joshëse në veshje sportive.

Ish-aktorja e “O Sa Mirë” ka pozuar me një korse sportive të shtrënguar te pjesa e barkut, duke theksuar linjat e saj të përsosura të trupit.

arta2 1

“Vera po vjen”, shkroi Nitaj në mbishkrimin e një prej fotografive.

Ajo ka treguar gjithmonë se është shumë e përkushtuar ndaj ushtrimeve në palestër – të cilat i kanë sjell edhe rezultatin për të arritur format e shumë dëshiruara të trupit. /Telegrafi/

arta3 Foto: Arta Nitaj/InstaStory