LAJMI I FUNDIT:

Arsyeja e vërtetë pas fyerjeve të Kanye West që shokuan internetin

Arsyeja e vërtetë pas fyerjeve të Kanye West që shokuan internetin

Shpërthimi i Kanye West me komente seksiste, raciste dhe homofobike për disa ditë në internet duket se ishte një përpjekje për të tërhequr vëmendjen ndaj linjës së tij të modës, sipas burimeve pranë tij.

Bashkëshortja e tij, Bianca Censori, thuhet se fillimisht nuk ishte në dijeni të këtyre postimeve.

West, 47 vjeç, shkaktoi polemika me një seri komentesh antisemitike dhe seksiste në X, ndërsa promovonte një bashkëpunim mes Yeezy dhe markës Sean John të Diddy-t, i cili aktualisht ndodhet në burg nën akuza të rënda, shkruan DailyMail.


Një burim për DailyMail tha: “Ai e di që çdo herë që shkakton polemika, shitjet e tij rriten”.

Ky shpërthim erdhi vetëm disa ditë pasi West prezantoi një veshje të re për gra, të cilën Censori e veshi në mënyrë provokuese në tapetin e kuq të Grammy-ve.

Miqtë e Kanye-s shprehin shqetësime se ai mund të jetë duke kaluar një tjetër episod bipolar, një diagnozë që ai e ka pranuar më parë, por kohët e fundit ka pretenduar se ishte diagnostikuar gabimisht dhe është autik.

Ndërkohë, postimet e tij u dënuan gjerësisht nga organizatat fetare dhe llogaria e tij në X u kufizua.

Elon Musk konfirmoi se përmbajtja e tij tani konsiderohet si “NSFW” (jo e përshtatshme për punë). Në postimin e tij të fundit, Kanye shkroi se “ishte në një hapësirë të mirë mendërisht” dhe falënderoi ndjekësit para se të largohej nga platforma.

Censori, 30 vjeçe, thuhet se është e lodhur nga kërkimi i vëmendjes nga ana e Kanye dhe beson se kjo sjellje po i dëmton ata.

Pavarësisht polemikave të vazhdueshme, West vazhdon të mbrojë veprimet e tij, duke pohuar se “dominion” mbi gruan e tij dhe se do të bllokojë këdo që nuk është dakord me të. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

Magazina
Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Magazina
“Sabrina Carpenter është një bebe ‘nepo’” - Fansat janë habitur pasi zbuluan se këngëtarja ka një teze shumë të famshme

“Sabrina Carpenter është një bebe ‘nepo’” - Fansat janë habitur pasi zbuluan se këngëtarja ka një teze shumë të famshme

New York Post publikon foto lakuriq të Melanias, gruas së Donald Trump (Foto +18)

New York Post publikon foto lakuriq të Melanias, gruas së Donald Trump (Foto +18)

Selena Gomez shkëlqen në Festivalin e Filmit në Santa Barbara, duke ekspozuar unazën e saj të fejesës

Selena Gomez shkëlqen në Festivalin e Filmit në Santa Barbara, duke ekspozuar unazën e saj të fejesës

Magazina
Kalo në kategori