Qendra kulturore maqedonase në Blagoevgrad të Bullgarisë do të hapet deri në fund të vitit.

Zëdhënësi i Qeverisë Dushko Arsovski thotë se emri i tij do të përcaktohet në komunikim me Institutin tonë të Historisë Kombëtare.


"Kryeministri Dimitar Kovaçevski njoftoi javën e kaluar se planifikon të takohet me homologun e tij bullgar Kiril Petkov se si qeveri këtë vit synojmë të hapim një qendër të re kulturore në Bllagoevgrad", tha Arsovski.

I pyetur për shkallën e kontrolleve të Qeverisë për legjitimitetin e ekzistencës së klubit bullgar “Ivan Mihajllov” në Manastir, Arsovski tha se po mblidhen informacione për mënyrën e regjistrimit të klubit.

Ai tha se opinioni së shpejti do të informohet për këtë çështje.

“Ajo që është e rëndësishme është që po shqyrtohen më shumë opsione dhe institucionet do të veprojnë në përputhje me këtë rast”, shtoi Arsovski./Telegrafi/