Arsimi jo cilësor, mosrespektimi i ligjit, mungesa e shanseve të barabarta, nepotizmi, etj, janë disa nga arsyet përse të rinjtë largohen nga Ballkani.
Mirëpo, çfarë presin të rinjtë nga qeveritë e tyre? Disa nga të rinjtë e Ballkanit thonë se duan mundësi të barabarta, e disa të tjerë kanë thënë se qeveritë duhet të kenë politikë më të mirë ekonomike.
Ljubica Ivanova, nga Shkupi thotë për Deutsche Welle (DW) se nepotizmi është një nga problemet në Maqedoninë Veriore.
“Nepotizimi është një problem këtu. Nëse nuk je djali, vajza, apo miku i dikujt me pozitë nuk i ke mundësitë e barabarta që si i ri të stimulohesh për të pasur sukses”, ka thënë ajo.
Ndërsa, Elion Kollçaku nga Prishtina ka thënë se të rinjtë ikin më shumë për shkak të qeverisë së korruptuar dhe pamundësisë për të gjetur punë.
“Më dhemb shumë kur shoh shokët që po largohen nga këtu. Ata ikin për shkak të qeverisë së korruptuar, pamundësisë për të gjetur një punë të mirë, të avancimit në karrierë. Është e dhimbshme që prindërit tanë do të mbeten vetëm këtu. Unë nuk dua të jem një prej tyre, por qeveria duhet të veprojë sa më parë”, tha ai.
Edhe Sara Izeroski nga Gracanica u shpreh se të rinjtë kanë më shumë nevojë për arsim cilësor si dhe mundësi për t’u punësuar.
“Ajo për çfarë të rinjtë në vendin tim kanë më së shumë nevojë është arsimi cilësor, mundësi për t’u punësuar, sigurimi shëndetësor dhe mbi të gjitha mjedis të shëndetshëm ekologjik”, tha Izeroski.
Ndërkaq, nga Beogradi foli Sandra Maksimoviq, e cila theksoi se në Serbi duhet të vendoset sundimi i ligjit, në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi të barabarta, ndryshe siç tha ajo të rinjtë do të largohen.
“Më kryesorja që duhet arritur në Serbi është vendosja e sundimit të ligjit, në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi të barabarta dhe të mund të ndjekin qëllimet e tyre. Ndryshe, të rinjtë do të largohen dhe Serbia nuk do të ketë një të ardhme të ndritur”, potencoi ajo.
Jelena Kontiq, nga Nikshiqi i Malit të Zi tha se ajo çfarë pret nga qeveria e vendit të saj është një politikë më e mirë ekonomike. “Nga qeveria e re unë pres që të ketë një politikë më të mirë ekonomike që do të mundësojë punë më cilësore. Paga më të mirë dhe një standard më të mirë jetese, në mënyrë që ne të mund të kemi një jetë të mirë edhe këtu”.
Ndërkaq, nga Tirana i riu Rigon Harxhi u shpreh se qeveria duhet të përmirësojë politikat në arsim.
“Për të ndaluar ikjen e turit, të mijëra të rinjve nga Shqipëria, qeveria duhet të përmirësojë politikat në arsim dhe të na japë mundësitë për të pasur edukim falas. Vetëm në këtë mënyrë ne do të jemi të lumtur, por edhe të kualifikuar për ta bërë Shqipërinë më të mirë se sa është sot”, tha ndër të tjera Harxhi. /DW/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Këshilli i Prokurorëve Publikë: Me shpalljen e djeshme të Këshillit Gjyqësor nuk respektohen projeksionet për gjeneratën e 8-të të Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publik

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Rritje e lartë e përdorimit dhe prodhimit të drogës në Kosovë

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët