LAJMI I FUNDIT:

Arsenali rivalizon Manchesterin për mbrojtësin Diop, por problem mbetet çmimi i lartë i francezit

Arsenali rivalizon Manchesterin për mbrojtësin Diop, por problem mbetet çmimi i lartë i francezit
Alexandre Lacazette dhe Issa Diop. (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Issa Diop mund të ndërrojë skuadër në verë, por jo edhe kampionat pasi ka oferta nga klubet e mëdha të Ligës Premier.

Arsenali së fundmi i është bashkuar garës së bashku me Manchester Unitedin për t’i siguruar shërbimet e mbrojtësit francez.

Topçinjtë kanë pasur probleme me mbrojtjen këtë edicion dhe trajneri Mikel Arteta e sheh Diopin si mbrojtësin ideal për skuadrën e tij.


23-vjeçari francez ka pasur paraqitje fantastike këtë edicion në elitën e futbollit anglez me fanellën e West Ham.

Issa Diop. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Javë më parë skuadra londineze e kishte refuzuar një ofertë të Manchesterit prej 47 milionë euro për yllin e tyre.

West Ham synon që nga shitja e francezit të fitojë së paku 60 milionë euro, por që këtë shumë nuk janë gati ta paguajnë Arsenal dhe United.

Diop ka shprehur gatishmërinë për tu larguar në drejtim të një skuadre më të madhe, por duhet që West Ham t’i ulë pretendimet për të që të ndodhë një gjë e tillë.

Francezi iu bashkua skuadrës londineze në verën e vitit 2018 nga Toulouse për 25 milionë euro, teksa ka kontratë me ‘Çekanët’ deri në verën e vitit 2023. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Shumë zhgënjim me yjet e ekipit - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Shumë zhgënjim me yjet e ekipit - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Serie A
Kalo në kategori