Arsenali është mposhtur në udhëtim te skuadra gjermane, Koln, me rezultat minimal 1-0.

Skuadra e Arsene Wengerit është befasuar nga gjermanët e Kolnit në takimin e pestë të vlefshëm për grupet e Ligës së Evropës.


Pjesa e parë e takimit u dominua nga mysafirët nga Londra, të cilët rrezikuan disa herë për të gjetur golin e epërsisë.

GettyImages 877931236 Formacioni titullar i Asenalit (Getty Images)

Megjithatë, edhe përkundër shumë rasteve portat mbeten të paprekura dhe skuadrat shkuan në pushim me barazim pa gola.

Në pjesën e dytë, Arsenali filloi përsëri me lojë më të mirë, por ishin vendasit e Kolnit që gjeten golin e parë në ndeshje.

Luhej minuta e 62-të e ndeshjes kur Mathieu Debuchy bëri ndërhyrje të palejuar në zonë dhe gjyqtari akordoi penallti për vendasit.

koln1

Sulmuesi Sehrou Guirassy u tregua i saktë nga pika e bardhë dhe kaloi Kolnin në epërsi 1-0, gol ky që ishte edhe i fitores për vendasit.

Pas kësaj fitore, Kolni mban gjallë shpresat për kualifikim me vend të dytë nga H, ndërsa Arsenali kalon tutje si i pari i grupit me 10 pikë. /Telegrafi/  

https://www.dailymotion.com/video/x6ag5au

telegrafi sport app