Arsenali ka rënë dakord për një marrëveshje prej 60 milionë euro për sulmuesin e Manchester Cityt, Gabriel Jesus, raporton Todofichajes.

Trajneri i Topçinjve, Mikel Arteta ishte i etur për të shtuar një sulmues në radhët e tij pas largimit në janar të Pieree-Emerick Aubameyang dhe largimit të mundshëm të Alexandre Lacazette këtë verë.


City do të vendosë fondet për marrëveshjen e tyre për sulmuesin e Borussia Dortmund, Erling Haaland.

Sulmuesi norvegjez thuhet se është pajtuar të kalojë në Etihad Stadium dhe do të përfitojë një pagë mbi 600 mijë euro në javë.

Kështu, Arsenalit i hapet rruga për të transferuar Jesusin në këtë verë, duke përforcuar kështu sulmin e tyre me një lojtar tashmë të dëshmuar në Ligën Premier.

Braziliani nuk po luan rregullisht te City, andaj largimi i tij nga kampioni në fuqi do të ndodhë gjatë kësaj vere. /Telegrafi/

telegrafi sport app