LAJMI I FUNDIT:

Arsenali fiton në mënyrë spektakolare ndaj Aston Villas

Arsenali fiton në mënyrë spektakolare ndaj Aston Villas

Arsenali ka triumfuar në frymën e fundit ndaj Aston Villas në kuadër të javës së 24-të në Ligën Premier, me ndeshjen që përfundoi 4-2.

Pas vetëm pesë minutash lojë, vendasit kaluan në epërsi me anë të Ollie Watkins,që u asistua prej Matty Cash.

Por , Arsenali nuk u dorëzua dhe ia doli shpejt t’i barazonte shifrat në 1-1me anë të Bukayo Sakas(16′).


Mirëpo, Villase rikthyen epërsinë në minutën e 31-të, kur Philippe Coutinho shënoi një gol të bukur.

Me këtë rezultat (2-1) përfundoi edhe pjesa e parë, derisa në të dytën pati edhe tre gola të tjetër.

Ishin The Gunners, ata që shënuan, duke i barazuar shifrat në 2-2 me anë të Oleksandr Zinchenkos.

Ukrainasi pranoi një top nga Martin Odegaard, për të barazuar rezultatin dhe për të hapur edhe më shumë sfidën.

Lideri i Ligës Premier nuk u dorëzua dhe shënoi edhe golin e tretë falë një auto-goli nga Emiliano Martinez në minutën e 90+3-të, pasi nga goditja e Jorginhos që shkoi në traversë, topi goditi nga mbrapa argjentinasin dhe u fut në rrjetë.

Lojtarët e Mikel Artetas nuk ndaluan me kaq, dhe në sekondat e fundit të takimit, shënuan edhe të katërtin, nëpërmjet Gabriel Martinellit (90+8′), që u asistua prej Fabio Vieiras.

Pas javës së 24-të Arsenali është rikthyer në vendin e parë me 54 pikë, tri më shumë se Man City që përballet me Nottinghamin nga ora 16:00, ndërsa në xhiron e 25-të, Topçinjtë do të kenë punë me Leicesterin. /Telegrafi/


Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

La Liga
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Fanella debutuese e Doncicit arrin vlerë të çmendur, një mister i vërtetë se ku përfundoi

Fanella debutuese e Doncicit arrin vlerë të çmendur, një mister i vërtetë se ku përfundoi

NBA
Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit

Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit

Premier League
Ylli i Man City është i pavendosur për të ardhmen, pasi kontrata e tij po përfundon

Ylli i Man City është i pavendosur për të ardhmen, pasi kontrata e tij po përfundon

Premier League
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
Kalo në kategori