Mediat angleze raportojnë se Arsenali dhe Manchester Unitedi janë vënë në ndjekje të mesfushorit portugez të Portos, Danilo Pereira.
Gjigantët anglez kanë kthyer shikimin e tyre në kampionatin portugez apo më saktë te Porto për tu përforcuar.
Sipas mediumit britanik The Sun, Arsenali dhe Manchester United kanë dërguar skautë e tyre për të parë nga afër mesfushorin e Portos, Danilo Pereira.
Me sytë tek ai nga tribunat, mesfushori i qendrës shënoi gol në fitoren 3-2 të skuadrës së tij ndaj Portimonense.
26-vjeçari ishte pjesë e rregullt e ekipit kombëtar të Portugalisë që fitoi trofeun e Euro 2016, ku në disa ndeshje luajti edhe si titullar.
Danilo ka qenë prej kohësh një objektiv i Arsene Wengerit, i cili ka kërkuar për një mesfushor dominues fizik që kur Patrick Vieira u largua nga klubi.
Trajneri i Unitedit, Jose Mourinho thuhet se gjithashtu mban një interesim të madh te lojtarët e klubit të tij të mëparshëm, Porto.
Paris Saint Germain, i mbështetur nga Katari, po ashtu ka qenë duke shikuar mundësinë e transferimit të ish-lojtarit të Maritimo. /Telegrafi/