Arsenali dhe Chelsea po punojnë për të pozicionuar veten si favoritët kryesorë për të siguruar shërbimet e Arda Gulerit, në rast se sulmuesi i Real Madridit bëhet i disponueshëm në tregun e transferimeve.

Sipas CaughtOffside, talenti turk mbetet një objektiv afatgjatë i Arsenalit, ndërsa Chelsea ka intensifikuar interesimin javët e fundit, duke zhvilluar disa kontakte për të kuptuar më nga afër situatën e tij në “Santiago Bernabeu”.


Reprezentuesi i Turqisë ka qenë në radarët e Arsenalit që nga tetori i vitit 2024, me “Topçinjtë” që e shohin atë si një profil ideal për të rritur kreativitetin dhe konkurrencën në fazën ofensive, veçanërisht pas formës disi të paqëndrueshme të Martin Odegaard dhe Eberechi Eze gjatë këtij sezoni.

Në anën tjetër, edhe Chelsea dëshiron të përfshihet seriozisht në këtë garë, duke e konsideruar Gulerin si një investim strategjik për të ardhmen e skuadrës.

Të dy klubet londineze besojnë se 19-vjeçari mund të jetë i disponueshëm gjatë verës për një shifër që sillet mes 90 dhe 100 milionë eurove, nëse Real Madridi vendos të hapë derën për negociata.

Megjithatë, gjithçka mbetet e varur nga planet e “Los Blancos” dhe roli që Güler pritet të ketë në projektin e ardhshëm sportiv të klubit spanjoll. /Telegrafi/

telegrafi sport app