Një përfaqësues i Arsenalit ishte i pranishëm në San Siro të shtunën për të ndjekur nga afër përballjen mes Interit dhe Juventusit, me fokus të veçantë te talenti i ri, Francesco Pio Esposito.

Sulmuesi i lindur në vitin 2005 konsiderohet një nga asetet më të rëndësishme për të ardhmen e Interit.


Brenda klubit zikaltër ai shihet si pjesë kyçe e projektit afatgjatë, ndërsa drejtuesit kanë nisur punën për një zgjatje kontrate që do ta mbante të lidhur me klubin deri në vitin 2031.

Interesimi i Arsenalit vlerësohet si serioz dhe monitorimi i lojtarit ka qenë i vazhdueshëm. Megjithatë, Interi nuk ka ndërmend ta lejojë largimin e sulmuesit të ri me lehtësi, sidomos në një kohë kur vëmendja nga klubet elitare evropiane është në rritje.

Zikaltërit janë të vendosur të sigurojnë të ardhmen e Espositos dhe ta mbrojnë atë nga ofertat e mundshme në afatin kalimtar veror. /Telegrafi/

telegrafi sport app