Arsenali dhe Tottenham Hotspur kanë luajtur baras 2-2 në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e katërt në Ligën Premier.

Topçinjtë kanë arritur të rikthehen nga 0-2 në 2-2 në ndeshjen derbi, ndërsa shënuan edhe golin e tretë, por iu anulua nga VAR-i.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Alexandre Lacazette (45+) dhe Pierre-Emerick Aubameyang (71') për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Christian Eriksen (10') dhe Harry Kane (40').

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte sulmuesi anësor i vendasve, Nicolas Pepe, i cili u notua me 8.0.

Nicolas Pepe Arsenal Nicolas Pepe (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për yllin e mysafirëve, Dele Alli që u vlerësua me notë 5.9.

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili pati një paraqitje të mirë duke u notuar me 6.7

Arsenal:

notat arsenali e1567359151946

Tottenham:

notat arsenali 1 e1567359170904

/Telegrafi/

telegrafi sport app