LAJMI I FUNDIT:

“Arrogant dhe i frikësuar” – Anthony Joshua fyhet rëndë nga Kubrat Pulev para meçit

“Arrogant dhe i frikësuar” – Anthony Joshua fyhet rëndë nga Kubrat Pulev para meçit

Anthony Joshua është fyer nga Kubrat Pulev se është një arrogant dhe frikacak para rimeçit të tyre.

Britaniku ka vënë në sfidë tre tituj të peshave të rënda në boks, WBA, WBO dhe IBF, në përballjen ndaj bullgarit që pritet të zhvillohet në dhjetor.

Meçi pritet të zhvillohet në Londër, derisa Joshua është favoritë absolut, mirëpo Pulev beson se do të fitojë ndaj kampionit në fuqi.


Anthony Joshua e Kubrat Pulev (Foto: Stu Forster/Getty Images/Guliver)

“Për të do të jetë disi më ndryshe pa fansat e tij, mirëpo boksi nuk varet nga kjo gjë, ne mund të luftojmë me apo pa tifozë, nuk ka rendësi. Por, ndoshta ai ka nevojë për fansat e tij”, ka thënë Pulev në Betway.

“Ai ka bërë së fundmi diçka arrogante, por unë e shoh se është i frikësuar. Ai flet për përballjen me Tyson Furyn, derisa përballë do më ketë mua”.

“Nëse ai arrin të fitojë ndaj meje, është në rregull, mirëpo nuk mendoj se ai do ia dal, shikoni çfarë i bëri Andy Ruiz në të dyja përballjet, nga unë do ta pësojë edhe më keq”, ka shtuar më tej boksieri bullgar.

Joshua dhe Puelv do të përballeshin në korrik të këtij viti, mirëpo pandemia me coronavirus shtyu meçin mes tyre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Liga e Parë
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

La Liga
Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

La Liga
Kalo në kategori