Andrew Wardle ka lindur me një çrregullim të rrallë gjenetik - fshikëza dhe kanalet urinare i janë zhvilluar jashtë trupit. Por, mjekët kishin arritur t'ia rikthejnë në trup qysh në fëmijëri, por organi gjenital kurrë nuk i ishte rritur, ndërsa testikujt po.

Kështu ky 44-vjeçar nga Mançesteri jetoi pa pasur marrëdhënie seksuale gjatë tërë jetës. Është fshehur, duke u munduar të shmang kontaktet fizike, dhe madje në një moment kishte menduar vetëvrasjen, transmeton Telegrafi.


1 313

Megjithatë, agonisë së tij së shpejti do të vjen fundi, mjekët pretendojnë se do të arrijnë të kryejnë rekonstruksionin e organit gjenital funksional. Andrew, tash e sa vite është duke u përgatitur për këtë ndërhyrje kirurgjikale.

2 149

Shpenzimet e penisit "bionik" arrijnë shumën marramendëse prej 50 mijë funteve, kurse kirurgët e spitalit në Londër fillimisht i kanë hequr lëkurën, muskujt dhe nervat dhe një pjesë te venës nga këmba, për të krijuar organin gjenital.

3 110

Ata madje i kanë krijuar pompën e veçantë që i mundëson përjetimin e ereksionit që gjendet afër testikujve, ndërkaq afër barkut gjendet edhe një qese me lëngje që mbushin testikujt.

4 91

Pas këtij intervenimi kirurgjik, ai pritet që për herë të parë të bëjë seks me të dashurën Fedra Fabian me të cilën është në lidhje për shumë vite.

5 84

"Jam shumë i emocionuar. I kam kaluar 44 vite pa organin gjenital, dhe jam ballafaquar me sfidat se pse nuk po mund të bëjë seks. Jam i sigurt se do të më duhet pak kohë derisa të ngritem sërish në këmbë për të ecur", ka deklaruar Andreë për Daily Mail.

6 58

Ai shtoi se po ndihet ndryshe i vetëdijshëm se në trupin e tij gjendet një lloj "roboti".

7 53

"Tani po ndihem gjysmë njeri, gjysmë robot. Madje do të mund të përjetoj ereksionin edhe kur jam i dehur", ka shtuar duke u tallur paksa derisa qëndronte i shtrirë në dhomën e spitalit.

8 45

Pranë tij gjithmonë qëndron e dashura e tij, e cila gjatë këtyre viteve e ka dashuruar marrëzisht pavarësisht se lidhja e tyre ishte platonike. /Telegrafi/

9 41

10 34

11 33

12 22

13 18

14 19

15 15

16 12

17 11

18 7