LAJMI I FUNDIT:

Arrihet paqja mes tifozëve kuqezi dhe FSHF-së

Arrihet paqja mes tifozëve kuqezi dhe FSHF-së

Tifozat kuqezi dhe Federata Shqiptare e Futbollit kanë zbutur tonet e ashpra në drejtim të njëra-tjetrës.

Gjatë ditës së djeshme janë takuar dyja palët në zyret FSHF-së, pas pothuajse një viti të bojkotimit të ndërsjellët.

Sipas komunikatës të lëshuar për media, tifo grupi bënë të ditur se janë arritur disa marrëveshje me krerët e futbollit shqiptar.


Postimi i tifo grupit:

Të nderuar anëtar/e të Tifozave Kuq e Zi!

Gjatë një periudhe më shumë se 1 vjeçare jeni informuar vazhdimisht rreth problematikave që tifogrupi ynë ka hasur gjatë ndeshjeve brenda të Kombëtares tonë. Në veçanti rreth dhunës dhe trajtimit jo korrekt që policia ka treguar ndaj tifozëve tanë, gjë që ka sjellë edhe vendimin tonë për bojkotim të këtyre ndeshjeve.

Sot më datën 5 maj 2018, pas disa përpjekjeve nga ana jonë, në ambientet e FSHF-së dhe me kërkesën e tyre u mbajt takimi trepalësh mes TKZ, të deleguarve nga Ministria e Brendshme (Policia e Shtetit) dhe përfaqësuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte gjetja e një gjuhe të përbashkët në mbarëvajtjen e ndeshjeve, në respektimin e roleve të secilit aktor të përfshirë dhe veçanërisht në përkrahjen e ngjyrave kuq e zi, ku rol kyç kanë Tifozat Kuq e Zi.

Në tavolinën e bisedimeve u parashtruan të gjitha kërkesat që grupimi ynë ka pasur gjatë gjithë kësaj periudhe pakënaqësie. Duam t’ju njoftojmë që ndër më të rëndësishmet e kërkesave të aprovuara nga FSHF dhe Policia e Shtetit janë:

– Mosprezenca e policëve të armatosur në tribuna dhe zëvendësimi i tyre me stjuard.

– Mbarëvajtja e ndeshjeve përmes bashkëpunimit të TKZ-së me Policinë e Shtetit dhe FSHF-së, si institucionet përgjegjëse të aktivitetit.

– Përfshirja përmes akreditimit e përgjegjësve të TKZ-së në mbikqyrjen e sektorit ku ata do jenë të pranishëm.

– Pranimi dhe informimi i organeve të policisë mbi produktet, logot e dizajnet e ndryshme të TKZ-së në mënyrë që të evitohen vonesat gjatë kontrolleve apo incidentet si ato që kemi pasur deri në ndeshjen me Izraelin.

– Takim tre palësh përpara çdo ndeshje me qëllim informimin e ndërsjelltë mbi personat përgjegjës.

Na ngelet vetëm të urojmë që rezultatet e takimit të sotëm të vihen në praktikë, gjë e cila do sjellë edhe vendimin kryesor tonin mbi bojkotin.

Sëbashku më të fortë! /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Ronaldo mbret i parave: Kryeson listën e 10 sportistëve më të paguar në botë!

Ronaldo mbret i parave: Kryeson listën e 10 sportistëve më të paguar në botë!

Ndërkombëtare
Kalo në kategori