LAJMI I FUNDIT:

Arrihet marrëveshja mes skuadrave, Strootman rikthehet në Serie A

Arrihet marrëveshja mes skuadrave, Strootman rikthehet në Serie A

Kevin Strootman rikthehet në Serinë A pas dy viteve të kaluara në Francë te Olympique Marseille.

Mesfushori holandez, i cili në sezonet e fundit ka qenë pjesë e Marseilles në Francë, do të rikthehet në Itali, aty ku do të luajë për fanellën e Genoas.

Sipas asaj që raporton Sky Sports, marrëveshja është arritur dhe Strotman do të kalojë te klubi italian në formën e huazimit.


30-vjeçari të hënën do t’i kryejë vizitat mjekësore para se të zyrtarizohet si lojtar i ri i Genoas.

Dy skuadrat janë marrë vesh që përgjatë këtyre gjashtë muajve paga e Strootman të paguhet nga të dyja, ku gjysmën e likuidon Marseille dhe gjysmën tjetër Genoa.

Strootman është një njohës i mirë i kampionatit italian, teksa ka qenë më përpara edhe pjesë e Romës, ku me klubin italian u bë njëri nga mesfushorët më të kërkuar në Evropë.

Tulipani qëndroi pesë vite në kryeqytetin italian ku zhvilloi 131 ndeshje me Romën, ndërsa shihet si një përforcim i madh për Genoan në luftën për mbijetesë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori