LAJMI I FUNDIT:

Arrihet marrëveshja mes klubeve, Under te Napoli, por në marrëveshje mund të përfshihet edhe Milik

Arrihet marrëveshja mes klubeve, Under te Napoli, por në marrëveshje mund të përfshihet edhe Milik

Roma dhe Napoli kanë arritur një marrëveshje të madhe për sulmuesin turk Cengiz Under.

Napoli prej kohësh e ka kërkuar reprezentuesin turk, ndërsa më në fund dy klubet janë pajtuar për një transferim të tij.

Skuadra e udhëhequr nga Gennaro Gattuso është pajtuar të paguajë 30 milionë euro për Under.


Por pasi edhe Roma është pajtuar me këtë çmim, Giallorosët kanë kërkuar nga Napoli që në marrëveshje të futet sulmuesi polak Arkadiusz Milik.

Arkadiusz Milik. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Kryeqytetasit janë futur në bisedime për kontratën e Milik dhe nëse polaku pranon transferimin në Romë, atëherë Giallorosët do të duhet të paguajnë një pjesë të parave te Napoli.

Përveç që do ta japin Under, Roma do t’i paguajë edhe 10 milionë euro të tjera Napolit për Milik.

Por nëse nuk arrihet një marrëveshje me sulmuesin polak, atëherë Napoli do të paguajë vetëm 30 milionë për transferim të thjeshtë të Cengiz Under.

Zyrtarizimi i kësaj marrëveshje mes dy klubeve pritet të bëhet gjatë ditëve të ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Ligat tjera
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

La Liga
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori