LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një zyrtar i gjykatës i dyshuar për marrje ryshfeti

Arrestohet një zyrtar i gjykatës i dyshuar për marrje ryshfeti

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Prishtinë (NJRHKEK-Prishtinë) sot ka pranuar një informatë lidhur me një zyrtar nga Gjykata Themelore i cili dyshohet ka kryer veprën penale “Marrje e Ryshfetit”.

Zyrtari në fjalë dyshohet se i kishte kërkuar një qytetari para për ti ndihmuar në një rast që viktima e kishte në Gjykatën Themelore në Prishtinë, lidhur me një lëndë.

Pas pranimit të Informatës në fjalë dhe verifikimeve profesionale, Policia e Kosovës (NJRHKEK – Prishtinë) ka ndërmarr veprime të menjëhershme duke përfshirë edhe aplikimin e metodave të sofistikuara teknike të hetimit, dhe kanë arritur që të dyshuarin (zyrtar i Gjykatës) ta arrestojnë në flagrancë.


Personi i dyshuar për Veprat Penale të Korrupsionit si “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 dhe “Marrja e ryshfetit” nga neni 428 i KPRK-së, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kompetent është dërguar në mbajtje prej 48 orëve.

“Policia e Kosovës inkurajon të gjithë qytetarët që rastet e korrupsionit të raportohen tek organet kompetente kudo dhe kurdo që ato ndodhin, përderisa ju ri-konfirmojmë se PK po ndërmerr dhe do të ndërmerr veprime ligjore ndaj secilit individ që është i përfshirë në veprime të tilla korruptive, pavarësisht rolit dhe funksionit që ka”, thuhet në njoftimin e gjykatës, transmeton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori