Policia kufitare dje ka arrestuar një person nga Kavadari në vendkalimin kufitar Tabanoc.

"Në orën 02:35 në stacionin policor në vendkalimin kufitar Tabanoc, gjatë daljes nga Maqedonia, është arrestuar 57-vjeçari Z.Ç nga Kavadari, sepse gjatë kontrolleve është konstatuar se është pjesë e kryerjes së një vepre penale", thonë nga MPB.


Z.Ç është dërguar në stacionin policor të SPB Shkup për procedurë të mëtejshme./Telegrafi/