Policia në Prizren ka arrestuar një person në të dyshuar për trafikim me njerëz.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e cekur, ndaj viktimës femër kosovare e moshës së mitur”, thuhet në raport.


Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/