Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Lipjan për prezantim të rrejshëm.

Rasti ka ndodhur të martën, në ora 16:24.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti është prezantuar rrejshëm si person zyrtar”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, ndërkaq rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/